12 Dhjetor, 2020

“Rrezja që ngroh shpirtin tim”- Bora Zemani e uron kështu djalin në 6-vjetorin e tij të lindjes


Për Bora Zemanin, sot është një ditë shumë e rëndësishme dhe e veçantë.

bora zemani (1)

Djali i saj, Arbori, feston ditëlindjen dhe moderatorja nuk mund të mos i dedikonte disa fjalë të ëmbla.

bora zemani (9)

Në këtë 6-vjetor të të voglit, Zemani ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto shumë të bukura, krahas të cilave shkruan se është dita më e bukur e jetës së saj.

bora zemani (6)

Sa shpejt kaluan gjashtë vite nga dita më e bukur e jetës sime. Kur njoha krijesën më të ëmbël, më të dashur… mrekullinë time! Edhe 100 vite të bukura Arbor, rrezja që ngroh shpirtin tim”, shkroi moderatorja simpatike.

bora zemani (4)

Ajo nuk nguron të ndajë herë pas here me publikun momentet e bukura që kalon me djalin e saj, i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë ndjekësve me ëmbëlsinë dhe zgjuarsinë e tij.

bora zemani (3) bora zemani (2) bora zemani (5)

© Panoramaplus.al