26 Janar, 2018

“Rrëmben” çmim prestigjioz në Paris, ja si shkëlqen nga ballkoni këngëtarja shqiptare


Padyshim që këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar Arilena Ara mund të konsiderohet si një yll në ngjitje duke parë sukseset e saj si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Ara tashmë ajo është bërë një emër i lakuar edhe në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare, ku së fundmi është kurorëzuar me një çmim prestigjioz në Paris.

Këngëtarja shqiptare është shpallur fituese e çmimit “Best Awards” me këngën që e bëri të famshme “Nëntori”. Kjo e fundit aktualisht numëron 13 milionë shikime në “YouTube”.

Por përveç lajmit të bukur për çmimin, Arilena ka rënë në sy edhe për fustanin që kishte veshur gjatë eventit, një veshje e stiluar nga Rezarta Skifteri.

Në një video të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”, këngëtarja shfaqet nga ballkoni i hotelit ku është akomoduar në Paris ndërsa në sfond shihet kulla Eiffel.

#TheBestAwards Tonight! @rezartaskifteri

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

© Panoramaplus.al