26 Shtator, 2017

Rregulli 15-minutësh. Si të rimerrni kontrollin e jetës tuaj, brenda çerek ore


 

Për të ndryshuar jetën tonë nuk duhet të jemi superheronj. Mjaftojnë në të vërtetë 15 minuta të shpenzuara mirë. Fillon me një koncept të thjeshtë: aktiviteti nxit vitalitetin. E thjeshtë, por e provuar shkencërisht.

Është një zonë e trurit – Reticular Activating System (RAS) – e përbërë nga një rrjet kompleks lidhjesh nervore, që kanë një rol themelor në aftësinë tonë për të qëndruar vigjilent dhe të kthjellët.

Aktiviteti i skajeve nervore që lidhin trurin me pjesë të ndryshme të trupit stimulon RAS-in. Me një fjalë, sa më shumë që jemi aktivë, aq më shumë ndihemi të zgjuar.

Është një rreth virtuoz dhe kur modifikoni një model sjelljeje, ju eliminoni të gjitha “degët e thata” për të bërë hapësirë ​​për gjëra të reja.

Caroline Buchanan argumenton se shumë pak është e mjaftueshme për të ndryshuar, dhe nuk ka dyshim për këtë.

“Një nga arsyet pse Rregulli im i 15 minutave funksionon – thotë ajo – është se ju do shtyheni të lini pas dore të gjitha mendimet e tjera, në favor të gjërave që ju duhet të bëni brenda 15 minutave tuaja. Udhëzimet janë të qarta, koncize dhe imune ndaj çdo manipulimi, dhe janë të zbatueshme për njerëzit e organizuar ose të çorganizuar.

Është një mjet i projektuar për të riorganizuar imagjinatën, mendimin pozitiv, argëtimin, përqendrimin dhe kreativitetin”.

Që nga ajo tufë dokumentash mbi tavolinë ose brenda sirtarit, diçka e mirë mund të lindë. Por jo vetëm. Duke shkuar më tej, mund të zbulojmë gjithashtu se rezistenca ndaj ndryshimeve, krijimi i marrëdhënieve më të qëndrueshme, trajtimi i çështjeve me guxim mund të kenë rrënjë shumë më të thella. Ashtu si tendenca për t’u shqetësuar gjithmonë për gjithçka./Bota.al/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al