29 Prill, 2025

Rrëfimi prekës i biznesmenes së diagnostikuar me kancer: Kisha tumore të shumëfishta në fazën 4 por… Ndihem e lumtur që historia ime mund të frymëzojë njerëz


Teddy Mellencamp po kalon një periudhë të vështirë, pasi ka rrëfyer publikisht betejën e saj personale me kancerin. Ish-konkurrentja e “Real Housewives of Beverly Hills” zbuloi shkurtin e kaluar se kishte rruar kokën për të hequr tumoret e gjetura në trurin e saj.

Ylli 43-vjeçar i reality show-t postoi një  foto në rrjetet sociale ku tregon shenjat e shumë operacioneve të saj, duke përshkruar gjendjen e saj shëndetësore në më shumë detaje.

“Kanë kaluar 76 ditë që kur shkova në urgjencë me dhimbje koke të padurueshme dhe shpejt mësova se kisha tumore të shumëfishta në fazën 4, me madhësinë e një kumbulle në tru dhe mushkëri. Melanoma kishte pësuar metastazë  dhe kishte qenë atje për gjashtë muaj deri në një vit, pa e ditur unë.”

Që nga ajo ditë, kam bërë shumë operacione, kam përjetuar tërbim të shkaktuar nga steroide, jam ndjerë shumë keq, kam qeshur pafundësisht, kam hipur në kuaj, u kam dhënë gjithë dashurinë time fëmijëve të mi dhe jam ndjerë mirë. Kur pashë për herë të parë këtë foto, shenjat në kokë dhe krah, qava. Pastaj, ndjeva një valë të ngrohtë të kalonte nëpër trupin tim dhe një paqe e pabesueshme më përmbyti. Paqe nga rrjeti i mbështetjes që kam brenda familjes dhe miqve të mi. “

Javën e kaluar, Mellencamp ndau lajme pozitive për shëndetin e saj, duke deklaruar në një video në Instagram se të gjitha tumoret e saj ” janë zvogëluar dhe zhdukur “. Në fakt, ajo deklaroi gjithashtu se mjekët janë optimistë dhe se gjithçka do të shkojë mirë dhe ajo do të kthehet në normalitet dhe do të ndihet më mirë .

 

© Panoramaplus.al