30 Shtator, 2020

Rrëfeu se është homoseksual, por sa u pagua Gabriel Garko për të thënë publikisht të vërtetën?


Katër ditë më parë, aktori i famshëm italian, Gabriel Garko pranoi gjatë emisionit “Grante Fratello VIP” se është homoseksual.

gabriel garko (4)

Ai rrëfeu gjithçka teksa i lexonte një letër të fejuarës së tij, ku e cilësonte marrëdhënien e tyre si “një përrallë të bukur, por asgjë më shumë”.

gabriel garko (5)

Por, së fundmi, gazetarja italiane, Selvaggia Lucarelli ka treguar se rrëfimi i tij është bërë kundrejt një shumë të majme.

gabriel garko

gabriel garko (3)

Sipas saj, për të ndarë këtë lajm me publikun nëpërmjet ekranit të televizionit, ai është paguar plot 60 mijë euro.

gabriel garko (1)

“Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë, por ai e bëri, sipas burimeve të mia, për shumën modeste prej 30 mijë euro për ‘Grande Fratello Vip’ dhe 30 mijë euro për ‘Verissimo’”– ka treguar gazetarja.

gabriel garko (2)

Megjithatë, këto lajme që po qarkullojnë së fundmi nuk janë konfirmuar ende nga Garko.

Gabriel Garko, dje në Tiranë, gjatë prezantimit të filmit “Lazarat Burning”
Gabriel Garko, dje në Tiranë, gjatë prezantimit të filmit “Lazarat Burning”

© Panoramaplus.al