Big Basta prej kohësh po qëndron në Amerikë për shkaka të projekteve të tij, ndërsa Vesa dhe Liani janë ende këtu në Tiranë larg tij. Kjo arsye e ndarjes fizike për shkak të largësisë gjeografike ka ushqyer edhe thashetheme sidomos në mediat online rozë se këngëtarët kanë krizë martesore.

Të vërtetën në lidhje me këtë çështje e ka treguar Vesa në emisionin “Glam Radio”, pasi u pyet nga moderatori, se çfarë po ndodh mes çiftin. Vesa e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ata janë larg për një kohë të caktuar dhe kaq, por nuk ka dhënë detaje më shumë.
© Panoramaplus.al

