16 Shtator, 2017

Rrëfehet Oriela Nebiaj, e vërteta e marrëdhënies me Renato Mekollin


Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, njëkohësisht moderatore e emisionit “Wake Up” Oriela Nebiaj, e ftuar në emisionin #thuajemepepsi, ka folur rreth eksperiencës së saj të re krah Eno Popit dhe Isli Islamit, në programin e mëngjesit.

Por, përpos zërave mbi profesionin, prej kohësh tashmë Oriela është komentuar edhe për një lidhje të mundshme me shef Renato Mekollin, me të cilin ajo ndan edhe ortakërinë e një restoranti.

E pyetur nga Ledion Liço, moderatorja e re e “Wake Up” ka theksuar se me Renaton ndan një marrëdhënie të mirë profesionale, por nuk është në një lidhje intime me të, ashtu sikurse është aluduar në media.

 

 

© Panoramaplus.al