Xhoi Jakaj është një figurë e njohur në jetën publike shqiptare pasi ka qenë ish-drejtoresha e burgut të grave. Por pak nga ne e dinim se ajo ishte mamaja e modeles së njohur Oriola Marashi.

Në një intervistë për “Thumb”, Jakaj ka rrëfyer se pas largimit nga posti i drejtoreshës së burgut 325, do të nisë punë si pedagoge e jashtme në fakultet dhe do ngrejë një qendër bamirësie.
Ndërsa për marrëdhënien me Oriolën, Jakaj tregoi se modelja shkon rrallëherë në shtëpi. “Kur rriten fëmijët duhet t’i takosh me axhendë dhe unë Orin shpesh i le axhendën, do e takosh mamin sot?”.

E pyetur se çfarë po kurdis Oriola me Noizyn dhe Varrosin, mamaja e modeles u shpreh se nuk mund ta zbulonte duke thënë për dy reperët vetëm që janë djem të mirë.
© Panoramaplus.al

