26 Shtator, 2024

Rrëfehet Kiara Tito, eksperienca në Big Brother: “Do ta provoja sërish sepse…”! Kiminë me Luna Mari e kam patur që në bark


Moderatorja e njohur, Kiara Tito së fundmi ka folur për periudhën e saj të shtatëzanisë. Ish-banorja e Big Brother, u shpreh se ka marrë statusin më të bukur në botë, që pas lindjes së Luna  Mari.

Ndër të tjera Kiara tha se “me Lunën e kam patur kiminë që kur e kam patur në bark. Nuk më ka ndodhur që mos ta kem atë lidhjen me bebushen, thjesht nuk kam qenë nga ato mamat me fiksime. Kam qenë shumë e lirshme dhe shumë mirë kam bërë, sepse goca është për bukuri dhe i kam hequr vetes një stres të kotë që duhet ta heqë çdo mama.”

Gjatë intervistës në “Top Albania Radio”, Kiara u pyet nga moderatorët nëse pas lindjes së të voglës a ishte ftohur marrëdhënia e saj me Luizin.

Absolutisht, jo. E vetmja gjë që ka ndodhur është se ka patur disa momente gjatë shtatzënisë që kam qenë pak më me nerva, që askush nuk e beson këtë duke më njohur, por më ka bërë përshtypje qetësia e Luizit. Domethënë ka patur një lloj qetësie që më ka habitur,” – u përgjigj Kiara.

Ndër të tjera moderatorja ka cekur pak edhe eksperiencën e saj në Big Brother, ku u shpreh se nëse do i jepej mundësia do ta ribëntë edhe njëherë atë rrugëtim.

“I uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha,” tha Kiara.

Kujtojmë që gjatë eksperiencës në shtëpinë e BBV, Kiara nisi një romancë dashurie me Luiz Ejllin, fituesin e çmimit të madh.

Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në finale e madhe të “reality show-t”.

Dyshja shumë e dashur për publikun vetëm 4-muaj më parë sollën në jetën vajzën e tyre Luna Mari, me të cilën shpesh ndajnë momente në rrjetet sociale.

 

 

© Panoramaplus.al