Nëse edhe ju ndiheni ndonjëherë sikur nuk keni shumë shokë a me të cilin të ndani shqetësimet tuaja apo edhe kohë argëtimi nuk duhet të mërziteni. Edhe Selena Gomez vuan të njëjtin problem, ajo ndihet shpesh sikur nuk ka shokë.

Këngëtarja 25-vjeçare ka pranuar se pavarësisht se është personi me më së shumti ndjekës në Instagram, ajo nuk i konsideron shumicën e tyre të jenë miq të saj të afërt. Ajo po ashtu ka pranuar se aktualisht ka vetëm tre miq të mirë, të cilëve iu beson t’iu tregojë gjithçka. “Unë ndihem sikur i njoh të gjithë, por nuk kam miq.

Unë i kam tre miq të mirë, të cilëve mund t’iu tregojë gjithçka”, ka thënë ajo për Business of Fashion. Selena ka pranuar se i pëlqen të jetë e lidhur emocionalisht me njerëzit, por ka kufij, të cilët janë shumë të rëndësishëm. Epo, sikundër themi neve shqiptarët Selena: ‘’Më mirë pak e saktë!’’
© Panoramaplus.al

