Futbollisti i kombëtares, Armando Sadiku ka folur për herë të parë për jetën e tij sentimintale dhe dashurinë që ka për vajzën nga Kosova.
Sulmuesi i talentuar nga Elbasani ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin e paradites “Kush vjen për drekë” në televizionin “Klan”, ku përveç se ka garuar ka treguar edhe për ecurinë e tij në futbollin spanjoll, por edhe për jetën e tij private.

Sulmuesi i kombëtares ka treguar se është i fejuar ne një vajzë nga Kosova, ajo quhet Elona dhe është me origjinë nga Drenica. Sadiku ka treguar se vajzën e ka njohur në Zyrih dhe se bukuroshja është e lindur dhe rritur në Gjermani.
Por mesa duket sulmuesi i kombëtares e mban goxha të fshehtë të fejuarën e tij, sepse në rrjetin social “Instagram” ai nuk ka asnjë foto të publikuar me Elonën.
Panorama Plus

