18 Shtator, 2017

Rrëfehen Dori dhe Devi, si dhe kur njohur janë dy djemtë e Fiks Fare


#thuajemepepsi, emisioni në Top Albania Radio erdhi në fund të rrugëtimit të tij dy mujor dhe për ta mbyllur me energji pozitive dhe shumë humor, në episodin e fundit të tij të ftuar ishin Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.

Dy aktorët e famshëm dhe prezantuesit e emisionit investigativ Fiks Fare kanë treguar për herë të parë sesi janë njohur me njëri-tjetin dhe si e kanë krijuar shoqërinë e tyre disavjeçare.

Devisi ka treguar se ata janë njohur vite më parë në Akademinë e Arteve ku së bashku ishin pjesë e një kursi dhe një klase të përbërë nga 18 studentë, një numër i lartë për atë kohë.

Sensi i tyre i humorit i bashkoi duke krijuar një kimi të fortë dhe një shoqëri besnike të cilën e kanë ruajtur për shumë vite. Sigurisht kjo gjë vërehet si tek vendi i punës (Fiks Fare) por edhe tek fakti që ata shfaqen kudo bashkë./Top Albania Radio/

© Panoramaplus.al