Rozana Radi nuk do të jetë pjesëmarrëse e ‘Kënga Magjike’ këtë vit. Ajo është shprehur e keqardhur që nuk do jetë pjesë dhe ka renditur 5 këngët më të mira të këtij festivali sipas saj.

“Kjo është Top 5 për mua në “Kënga Magjike” këtë vit. Shije personale muzikore. Të pandikueshme nga askush.
#kendojpertendertuar
@arditgjebrea Më mungon ajri kur nuk marr pjesë në këtë festival.
Suksese të gjithëve!

Ajo madje është shprehur se i vjen keq që Besa është tërhequr nga ‘Kënga Magjike’.

Më vjen keq që nuk do ta dëgjojmë @besaofficial sonte por e respektoj plotësisht zgjedhjen e saj”.
© Panoramaplus.al

