23 Shkurt, 2018

Rozana Radi thumbon për fustanin e këngëtares me famë botërore: E kemi veshur para një viti…!


Mediat e huaja ashtu edhe shqiptare kanë komentuar shumë performancën e këngëtares Dua Lipa në tapetin e kuq në eventin “Brit Awards”.

Gjithashtu mediat shqiptare shkruan se Dua do të shërbejë si inspirim për këngëtaret shqiptare me këtë veshje. Dhe një nga lajmet e tilla bëri, që Rozana Radi të reagojë.

Ajo nërrjetin social “Instagram” ka hedhur një fotografi, ku shihet fustani Duas dhe një foto e saj, ku ajo është e veshur me një fustan të ngjashëm si këngëtarja me famë botërore.

Bashkëngjitur me foton këngëtarja Radi shkruan: “Lexova diku nje titull : “Tasheme fashionistet shqipetare do ta veshin te njejtin fustan. Kemi nje vit avance qe e kemi stiluar ne Rose dhe e kemi veshur”.

PANORAMA PLUS

 

© Panoramaplus.al