12 Tetor, 2020

Rozana Radi flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin e saj: Interesi im ndaj tij është…


Ditën e djeshme, Rozana Radi zbuloi detaje të shumta nga jeta e saj private.

rozana radi (2)

Ajo ishte e ftuar tek “E diela shqiptare”, ku foli për raportin që ka pasur me prindërit e saj të ndjerë, por edhe për marrëdhënien me partnerin, Shpëtim Karakushin.

rozana radi (1)

Çifti u fejua në vitin 2018 dhe prej kohësh bashkëjetojnë. Mes të dyve, Rozana tha se ishte ajo që mbante më shumë inat pas një debati. E pyetur se kë do të zgjidhte mes motrës dhe partnerit, Rozana tha: “Janë dashuri të ndryshme. Për Andetën nëse do e humbisja tani, të shkoja tek dramat më të mëdha, do të doja që më mirë të humbja unë se sa Andeta.

rozana radi (4)

Kurse për Shpëtimin nëse do e humbja, do e vuaja, por askush nuk ka vdekur. Duhet që në 2020-2021 vajza të mbledhë forcat e të ecë përpara, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë. Kokën lart dhe krenare”.

rozana radi (3)

Ajo zbuloi edhe “interesin” që e mban lidhur me Shpëtimin.

rozana radi6

Njeriu është interesaxhi në mënyrën e tij. Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpëtimi dhe unë jam copë shpirtërisht”,- tha Radi.

© Panoramaplus.al