5 Tetor, 2020

“Rozana Radi e sëmurë mendore, Ilda Bejleri nevrike”- Olti Curri bën deklaratat befasuese për këngëtaren dhe moderatoren: Sa herë zihemi bashkë …


Olti Curri ka befasuar me mendimet e tij për Rozana Radin dhe Ilda Bejlerin.

Nga emisioni “Maskat” ku iu dha një dënim për të treguar dy anët pozitive dhe negative të këngëtares dhe moderatores, blogeri e konsideroi Rozana Radin “një të sëmurë mendore si vetë ai” ndërsa për moderatoren Ilda Bejleri u shpreh se “është nevrike dhe se bashkë zihen për persona të tretë”.

“Ka shumë humor dhe është shumë e bukur live. Duke punuar në showbizz kemi zhgënjimin se nuk duken si në ekran. Por Ilda është shumë e këndshme. Është shumë nevrike dhe sa herë kemi pasur debate bashkë i kemi pasur për persona të tretë dhe jo për njëri-tjetrin, jemi pajtuar dje,”– tha Olti Curri teksa dha mendimin e tij për Ilda Bejlerin.

Ndërsa për Rozana Radin u shpreh: “Është njëlloj si unë e sëmurë nga mendtë. Është e nxituar, shpeshherë është e nxituar edhe kur bën mirë, edhe kur bën keq, këtë e ka të keqe për mendimin tim. Merr shumë zjarr. E mira e saj është që nuk i harron miqtë kurrë, ka një super ndjeshmëri. Edhe nëse takohesh vonë me Rozin raportoi fillon aty ku e ke lënë dhe e dyta është që i do shumë kafshët. I vlerësoj shumë njerëzit që i duan kafshët dhe i mbajnë.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al