10 Korrik, 2018

Roza Lati në plazh, fotografohet me bikini në shoqërinë e të dashurit me tatuazhe


Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa ditësh vendosi që të largohej nga rrjeti social “Instagram”. Ajo nuk dha asnjë shpjegim për fansat për mbylljen e llogarisë së saj.

Roza vendosi të shijonte disa ditë qetësie në jetën e saj krah të dashurit me tatuazhe. Por sot moderatorja ka vendosur t’i rikthehet “Instagram”-it, ku ka postuar një foto në shoqërinë e partnerit të shumëpërfolur.

Në foton e postuar së fundmi nga Roza, kjo e fundit ka pozuar e veshur me bikini, ndërkohë që mbi trupin e saj është mbështetur dora e mashkullit me tatuazhe, fytyra e të cilit nuk duket.

“U riktheva”, shkruan Roza në foton e publikuar në “Instagram”.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al