7 Qershor, 2018

Roza Lati i bën mamasë dhuratën më të veçantë: O shkëmb, o mal…


Një ditë më parë moderatorja Roza Lati vendosi që të surprizonte mamanë e saj, Ritën, me disa dhurata mjaft të veçanta dhe reagimet e saj i ka ndarë me ndjekësit në “Instastory”.

Në njërën prej dhuratave, Roza e ka prekur Ritën me shkrimin që kishte vendosur krah fotove të tyre.

“Jetofsh përgjithmonë o Rit, që të mos mbarosh kurrë duke më falur dashuri të pakushtëzuar! O shkëmb, o mal ku unë mbështes kokën… Ti je Mbretëresha ime! Ti je femra që ia del mbanë gjithmonë! E vogla ime, këto foto tregojnë mimikat tona të dashura 24-orëshi standard. Të dua mami!”, ka shkruar Roza.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al