Moderatorja Roza Lati kishte të ftuar të radhës në emisionin e saj aktoren Anna Lika. Dy vajzat bukuroshe përveçse janë mikesha, ato kanë përjetuar edhe një eksperiencë të përbashkët.

Që të dyja kanë marrë pjesë në spektaklin “Dance With Me”. Gjatë intervistës vajzat biseduan edhe për këtë të fundit, rreth të cilës Anna rrëfeu edhe padrejtësinë që i ishte bërë.

Sipas saj, lëvizjet më të bukura që ajo bënte, produksioni nuk i filmonte. Të njëjtën gjë më pas e pohoi edhe Roza e cila ia priti me fjalët: “ Ua pse te ka ndodhur edhe ty sepse mua po, pikërisht në lëvizjen time më të mirë, kapnin publikun”.

Kjo nuk është hera e parë që pasi përfundon një spektakël, konkurrentët shprehin pakënaqësi.
© Panoramaplus.al
