Moderatorja Roza Lati ndodhej në Durrës kur ndodhi tërmeti që tronditi me magnitudë 6.4 ballë vendin.

Në një postim në ‘Instagram’ ajo rrëfeu tmerrin që kishte përjetuar dhe se ndodhej pranë të ëmës në ato momente.

“Tërmeti binte dhe unë shtrëngoja dorën e mamit. Sytë i kisha nga deti (10 metra larg nga dhoma) se mos na gllabëronte dhe rrahjet e zemrës time i dëgjoja dhe më kumbonin në kokë. Si ju gjeti tërmeti? A jeni mirë? Si e keni familjes? Kafshët si janë?”, shkruan Roza.
© Panoramaplus.al
