Rovena Domi, miss-i që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World 2010”, që u mbajt në Nurburgring të Gjermanisë para shtatë vitesh, duket po njësoj e shumë në formë edhe sot.
Modelja brune ka marrë ofertë për të luajtur si aktore në kinema, pikërisht rolin e gazetares në një produksion me regjisor nga Kosova. “Po bashkëpunoj me një regjisor nga Kosova, i cili më propozoi për rolin e gazetares në një film që po xhirohet në Tiranë. Sapo kemi zhvilluar takimin e parë me kastin, për të vazhduar me skenat e provat për xhirimet që pritet të nisin së shpejti”, tregon ajo për gazetën “Panorama”. Ndërkaq, këtë nëntor, Rovena ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale foto me bikini, pasi ishte duke pushuar në një nga hotelet me luksoze të Dubait.
”Dubai ishte një udhëtim i përsosur për mua. Sigurisht që pushimet kushtuan, pasi është vendi i shtrenjtë mbi të gjitha, dhe hoteli ku qëndrova ishte ndër më të mirët. E kisha në plan për ta realizuar si udhëtim dhe u krye (qesh). Më pas pushimet vijuan me destinacionet Romë-Barcelonë-Hamburg, që gjithashtu ishin qytete shumë të bukura për shijet e mia.
Me pak fjalë, ky muaj rezultoi për mua të jetë me plot kuptimin muaji i pushimeve”, tregon Rovena për “Panoramën”. Po sa i kushtoi modeles udhëtimi në Dubai?
“Nuk mund të flas për shifra, por mund të them se qëndrova në hotel luksoz, plus që frekuentova vende si: Burjl al Arab, Burjl Khalifa, Armani restorant etj., që dihet çfarë standardi kanë”, tregoi ajo ndër të tjera. Do të jetonte ajo në Dubai? “Po, sigurisht. Eshtë një vend i përkryer”, tha Rovena.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al