25 Nëntor, 2019

Rovena Dilo flet për “Këngën Magjike”: Krijohen klane, unë s’kap njerëz dhe t’i them më jep çmimin


Këngëtarja e  njohur Rovena Dilo, në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ ka folur ndër të tjera për pjesëmarrjen e saj tek ‘Kënga Magjike’ në të cilë konkurron me këngën ‘Cinderella’.

Ajo u shpreh se aty po krijohen klanedhe nuk i pëlqen mënyra e votimit.

“Mua nuk më pëlqen formula votimit në Kënga Magjike, nuk marr pjesë për të fituar, ky riformatim që i është bërë votimit duke futur publikun, ka ardhur pikërisht nga pakënaqësitë lehtësisht mund të bëhen klane. Ne jemi këngëtarë që punojnë në një vend, bëjmë një grup dhe ja japim dikujt që pretendon.

Për këtë arsye se nuk jam në ndonjë klan, nuk punoj me klane, nuk kap njerëz më jep çmimin do të jap kaq, jam aq shumë jashtë kësaj natyre. Jam munduar të sjell gjëra të reja, të bëj një lloj avandgardizmi dhe në lidhje me brezin që i përkas. Nuk e mban brezin duke qenë old-old, fakti që unë solla këtë energji nuk ishte më kot, e para për t’i dhënë një spunto të gjithëve që jo vetëm me balada mund të dukesh mirë. Nuk kemi hyrë me pretendime për çmimin final”, u shpreh Rovena.

© Panoramaplus.al