2 Dhjetor, 2018

Rosela Gjylbegu, përsëri afër Arvizusë


Në kohën kur zoti Aleksandër Arvizu ishte ambasador i SHBA-ve në Tiranë, paparazzi ynë bëri disa foto të tij në një darkë disi romantike nën shoqërinë e këngëtares së njohur Rosela Gjylbegu.

Njohja e Arvizusë me Gjylbegun ka ardhur për shkak të punës së saj në Parlament. Për njohjen me ishambasadorin dhe miqësinë me të, ka folur edhe vetë Gjylbegu në disa intervista.

Ndërkohë, të ftuar që të dy në pritjen e Presidentit me rastin e festave, shohim që ata janë përsëri në shoqërinë e njëri-tjetrit. Një shoqëri e fortë dhe jetëgjatë, mesa shohim, por të kemi parasysh që Arvizu ka disa vite që është larguar nga Shqipëria.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al