Në daljet televizive, Ronela Hajati dhe Young Zerka gjithmonë e kanë mohuar se janë të lidhur. Por publiku i klasifikon si të tillë, duke u shprehur se i pëlqejnë vërtetë dhe se u duken shumë mirë krah njëri-tjetrit.

Edhe gjatë kohës që ata nuk kanë koncert të përbashkët, Ronela dhe Zerka shihen sërish bashkë duke mbështetur njëri-tjetrin. Kjo gjë ndodhi edhe fundjavën që kaloi, ku këngëtari u pa në koncertin e Hajatit teksa kjo e fundit po performonte.

Ndërsa në një fotografi të publikuar së fundmi në “Instagram” nga Zerka, Ronela nuk e ka problem ta thotë troç se ai është i saji. Këngëtarja ka komentuar te fotoja e Young Zerkës “Mine” (i imi), edhe pse nuk dihet nëse ka qenë në mënyrë shoqërore apo është mashkulli i saj.
© Panoramaplus.al
