Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka publikuar projektin e ri muzikor të shumëpritur nga fansat e saj, “Maje Men” dhe klipi erdhi në mënyrën më të papritur.

Video kishte momente aspak të zakonshme, me një stil shumë unik dhe skena disi sensuale. Por çfarë ndodhi në prapaskenat e xhirimit?
Në rrjetin social “Instagram” ajo ka publikuar disa video qesharake, ku shfaqet duke ngrirë së ftohti, ndërkohë që po filmonte skenat e momenteve intime.
Ronela shihet duke bërtitur e duke qeshur me të madhe dhe këto detaje janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
