27 Gusht, 2018

Ronela Hajati reagon ndaj atyre që e shanë për format e kolme, nxjerr gishtin e mesit dhe…


Dy ditë më parë, këngëtarja Ronela Hajati postoi në “Instagram” një foto me bikini ku tregonte format e kolme.

Gjithnjë ajo është kritikuar nga ndjekësit e saj për peshën, por vetë këngëtarja është shprehur gjithmonë se nuk dëshiron të dobësohet, pasi e pëlqen veten ashtu siç është.

Por mesa duket Ronela nuk i ka pritur mirë komentet e fundit mbi foton me bikini. Ajo ka vendosur që t’u përgjigjet ndjekësve me anë të një videoje ku nxjerr gishtin e mesit.

Videoja e publikuar nga “INtv”, është fshirë tashmë nga këngëtarja, e cila pasi tha disa fjalë disi fyese, u pendua: “Goca, hipini burrave tuaj se nuk po jua lënë. Ndërsa çunave, mësohuni se do t’ju lezetojë edhe ju”, thotë Ronela.

© Panoramaplus.al