14 Dhjetor, 2018

Ronaldo në Gjykatë për të pranuar mashtrimin tatimor, dënimi parashikon dy vjet burg, por…


Cristiano Ronaldo, është shprehur i gatshëm ta pranoj që është fajtor, për mashtrimin tatimor, dhe këtë gjë pritet ta bëjë në datën 14 janar, teksa ai do të paraqitet në Gjykatën e Drejtësisë së Madridit për të nënshkruar marrëveshjen.

CR7 tashmë e ka likuiduar gjobën ndaj Thesarit (pjesa më e madhe është paguar më 6 gusht, kur derdhi 13.4 milionë euro në arkën publike spanjolle), por ende nuk ka dalë në Gjykatë dhe përpara Prokurorit, siç është e shënuar në ligj. Avokati i tij, Joze Antonio Çoclan, po përpiqet që dënimin me dy vite burg ta zëvendësojë me një gjobë shtesë prej 375.000 euro, por drejtësia nuk e ka pranuar ende këtë gjë në negociata.

Një tjetër futbollist portugez është në telashe për mashtrim tatimor. Bëhet fjalë për mbrojtësin Fabio Koentrao, i cili gjithashtu është ndëshkuar për krimin e mashtrimit financiar, me gjobën përkatëse. Si Koentrao ashtu dhe Ronaldo, nuk do të jenë fizikisht në Madrid për të dëshmuar, por do të marrin pjesë në seancë nëpërmjet videokonferencës.

© Panoramaplus.al