Këngëtarja Rona Nishliu është bërë nënë për herë të dytë.

Më 25 gusht, në ditën e saj të lindjes, ajo ndau me ndjekësit lajmin se është sërish shtatzënë.

Pritjes i erdhi fundi dhe dje këngëtarja solli në jetë një djal. Lajmin e bukur e dha vetë nëpërmjet postimit të një fotoje me të voglin pranë saj në Instagram.

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer.
Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikëqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit por dhe për të gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua!”- shkroi këmgëtarja krahas fotos.

Nishliu u bë nënë për herë të parë në muajin korrik të vitit që lamë pas.
Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Noa.

Këngëtarja i dha fund beqarisë vitin që lamë pas në një ceremoni private.


