10 Janar, 2021

Romeo Veshaj apo Jonida Maliqi? Bora Zemani vihet mes zgjedhjes së vështirë: Për mua Donaldi … Ja kush është personi i saj i zemrës


Bora Zemani është në një lidhje prej shumë kohësh me aktorin e njohur të humorit, Donald Veshaj.

Çifti u përfolën për një ndarje disa muaj më parë, por duket se i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre dhe janë më të dashuruar se kurrë.

Madje moderatorja dhe aktori nuk i fshehin aspak ndjenjat për njëri-tjetrin si në rrjetet sociale ashtu edhe në intervistat televizive që japin.

E ftuar në “After Party”, ajo u pyet se çfarë është Donald Veshaj për të dhe përgjigja ishte e menjëhershme.

“I dashuri im”- u shpreh Bora Zemani.

Moderatorja gjithashtu u vendos mes një zgjedhje të vështirë.

“Romeo Veshaj apo Jonida Maliqi?”- u pyet ajo.

“Ç’janë këto pyetje të vështira, janë dashuri të ndryshme,”- tha moderatorja, duke dhënë një përgjigje diplomatike.

Ndërsa kur iu kërkua t’i bënte bënte një dedikim personit të zemrës, Bora Zemani u shpreh: “Çunit tim Arborit, të dua shumë!”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al