18 Qershor, 2025

Romancë e re për Lamine Yamal? Fotot e yllit të Barcelonës me influenceren 30-vjeçare duke shijuar pushimet në Siçili bëjnë xhiron e rrjetit


Nëse ka një emër që ka dominuar këtë vit stadiumet dhe faqet e mediave sportive, ai është padyshim Lamine Yamal. Ylli 17-vjeçar i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ka vendosur të bëjë një pushim veror përpara se të rikthehet në përgatitjet me ekipin.

fatty yamal

Yamal ka zgjedhur si destinacion ishullin përrallor Pantelleria, një “perlë” mesdhetare pranë Siçilisë, ku po shijon detin, diellin dhe shoqërinë e mirë.

Ai nuk ishte vetëm në këtë arratisje verore, në krah të tij është parë Fatty Vázquez, një influencere e njohur me mbi 1 milion ndjekës në Instagram dhe TikTok.

Fatty Vázquez (3)

Çifti u fotografua duke shijuar momente relaksi në një jaht luksoz, me zhytje në det, xhiro me jet ski dhe përqafime nën diellin italian.

Screenshot 2025-06-17 215410

Pamjet dhe videot e tyre janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ndërsa revista e njohur spanjolle “Lecturas” ka publikuar fotot që konfirmojnë pushimet e tyre së bashku, vetëm pak orë pasi Yamal mohoi publikisht çdo lidhje dashurie.

Fatty Vázquez (1)

Fatty, e cila është 30 vjeçe, duket se ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me lojtarin, pavarësisht diferencës së moshës prej 13 vitesh. Kimia mes tyre është mëse e dukshme në çdo foto.

Fatty Vázquez (8)

Por, përveç profilit të saj të fuqishëm në rrjete sociale, Fatty është edhe autore e librit “Le të vijnë të më gjejnë”, botuar në vitin 2020, ku rrëfen përvojat e saj me bullizmin në fëmijëri, një periudhë e vështirë që e detyroi familjen e saj të ndryshojë vendbanim.

Lamine Yamal (3)

Pas thashethemeve për lidhjen me Yamal, ajo është vënë në shënjestër të sulmeve në rrjet dhe ka reaguar duke kërkuar më shumë respekt dhe mirëkuptim për jetën e saj private. Ndërkohë, marrëdhënia e dyshes po mbetet në qendër të vëmendjes, mes konfirmimeve të heshtura dhe mohimeve publike.

Fatty Vázquez (7)Fatty Vázquez (6)Fatty Vázquez (4)Lamine Yamal (1)Lamine Yamal (6)

Fatty Vázquez (2)

Lamine Yamal (5)Lamine Yamal (4)Lamine Yamal (2)

 

© Panoramaplus.al