29 Prill, 2018

Romana Vlahutin e fiksuar pas të njëjtit fustan, e ka veshur në disa evente


Natyrisht, po flasim për një zyrtare të lartë të Bashkimit Europian, jo për ndonjë personazh të botës së artit dhe televizionit. Por ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, është shumë e njohur në Shqipëri.

Në kushte të tjera, mund të ishte një zyrtare që askush nuk do ta njihte brenda zyrës së saj, por për vetë specifikat dhe proceset, në të cilat kalon Shqipëria e monituar nga këto organizma, zonja Vlahutin është bërë një personazh shumë popullor.

Dhe kur bëhesh kaq e njohur, padyshim që ka kuriozitet edhe për detaje të tjera, që nuk janë të lidhura direkt me punën e saj. Një detaj të tillë kemi arritur të kapim ne të “Panorama Plus”.

Pak ditë më parë, ajo u bë pjesë e një Konference për hapjen e negociatave dhe kishte veshur një fustan ngjyrë turkeze. Por, ajo atë fustan e ka veshur edhe herë të tjera në takime zyrtare, si p.sh. rreth dy vite më parë, kur shkoi në zyrën e Metës bashkë me ambasadorin Lu. Meta ishte kryetar i Kuvendit në atë kohë.

PANORMA PLUS

© Panoramaplus.al