Roberta Pedrelli më seksi se kurrë! “Showgirl”-ja e famshme e spektakleve dhe televizionit italian, e lindur në Romë dhe tifoze e verdhekuqve, nuk kishte si të mos e festonte fitoren e madhe të ekipit të preferuar të saj ndaj Barcelonës.

Bukuroshja ka postuar në rrjetet sociale fotografi ku shfaqet shumë sensuale, si dhe kujton tre golat e shënuar nga skuadra e saj e zemrës.

Ndërkohë kujtojmë se Roma pak ditë më parë përmbysi rezultatin e takimit të parë ndaj Barçës, që kishte fituar në “Camp Nou” 4-1, duke fituar pastër 3-0 në “Olimpico” të kryeqytetit italian. E falë avantazhit të golit në fushë kundërshtare eliminoi Messin dhe shokët e tij nga Championsi.

Ndërsa tani klubi roman është në pritje të shortit, për të mësuar kundërshtarin e radhës në gjysmëfinalet e kompeticionit prestigjioz, ku do të luajë me njërin prej Bayern Munchen, Liverpool dhe Real Madrid.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
