3 Gusht, 2018

Robert Berisha zbulon bashkëpunimin me këngëtarin me famë botërore


Një muaj më parë Robert Berisha publikoi këngën e tij më të re me titull “Pa ty”, e cila është kthyer në hit dhe ka marrë shumë klikime në kanalin e “Youtube”.

Por ende pa kaluar shumë kohë nga publikimi i këngës së tij të fundit, Roberti duket se ka nisur punën për një tjetër projekt muzikor. Berisha ka postuar një foto në “Instastory” ku zbulon se është duke bashkëpunuar me këngëtarin e njohur xhamajkan, Bay-C.

“Këngë e re po vjen”, shkruan Roberti krahas fotos. Ndërkohë kujtojmë se Bay-C është një këngëtar i suksesshëm xhamajkan, i cili është bërë i njohur në të gjithë botën. Në vitin 2015 ai ka kryesuar listat e “MTV”-së në Gjermani.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al