4 Nëntor, 2020

Robert Berisha tregon nëse është në një lidhje dhe zbulon surprizën e veçantë që po përgatit me Nora Istrefin


Prej kohësh, Robert Berisha dhe Nora Istrefi nuk janë më bashkë, por janë ndarë në mënyrë miqësore.

nora istrefi robert berisha (2)

Dyshja takohen shpesh edhe për shkak të vajzës, Renee, duke mos lënë pas dore edhe darkat apo udhëtimet bashkë.

nora istrefi robert berisha (7)

Ish-partneri i saj ka nisur një emision të ri, të titulluar “Robi plaket kur don vet”, për të cilin ka folur më shumë tek stacioni radiofonik “Live from Tirana”, ku ishte i ftuar.

nora istrefi robert berisha (6)

Këngëtari ka zbuluar se së shpejti do të ketë në emision Norën si të ftuar.

nora istrefi robert berisha (4)

Patjetër që do jetë në emisionin tim. Ajo nuk i ka qejf shumë intervistat dhe këto… dhe përton dhe me fol. Ka prit ta shohë një herë emisionin nga ekrani dhe shpresoj të vijë shumë shpejt”,- u shpreh Roberti.

nora istrefi robert berisha (1)

Ndërsa në lidhje me jetën private, ai tha se është single për momentin, pasi i është përkushtuar punës dhe u shpreh se gocat mund të presin.

nora istrefi robert berisha (8)

 

© Panoramaplus.al