Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ndan shpesh me fansat e saj detaje nga jeta private. 13.5 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” mund të shohin çdo ditë aktivitetin e këngëtares së famshme, nga koncertet te pushimet në plazh.

Por një ditë më parë ajo ishte pranë familjes. Edhe pse se u shpërngul në moshën 1-vjeçare nga Kosova në Angli së bashku me prindërit dhe motrën e madhe Elena, ka treguar se në të janë të ngulitura traditat e vendit të origjinës.
Rita së fundmi publikoi në “Instagram”, piten (byrekun) që i ka gatuar nëna e saj, Vera dhe që duket se është ndër ushqimet e saj të preferuara.

“Në shtëpi me nënën Vera Ora, pite”, shkruan pranë fotografisë këngëtarja.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
