Teksa kanë kaluar disa ditë që nga performanca e saj në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duket se Rita Ora është bërë nostalgjike.

Në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja shqiptare ka publikuar një video e cila zgjat rreth 15 minuta ku tregon prapaskenat e koncertit.

Krah videos Rita shkruan: “Kosovë ishte e paharrueshme dhe jam mirënjohëse që performova në shtëpi. Faleminderit të gjithve dhe iu vlerësoj pa masë”.
Ndërkohë në videon e publikuar Rita ka bërë bashkë momentet e takimit me familjen, takimin me kryeministrin Haradinaj, vallen e Shotës në skenë si dhe momentet e tjera emocionuese.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
