Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e ka djegur Sheshin “Skënderbej” me performancën e saj në koncertin që mbajti mbrëmjen e djeshme.

Rita është shfaqur e veshur me një kostum të verdhë dhe me flokët e kuqe për të cilat u shpreh: “Jam në Shqipëri dhe siç e shikoni flokët e mia janë të kuqe”.
Mbrëmë këngëtarja me famë botërore këndoi disa nga hitet e saj më të njohura dhe falënderoi të gjithë qytetarët që u mblodhën atje.
E sigurisht që Rita nuk do shkonte pa kërcyer edhe vallen shqiptare duke sjellë një atmosferë shumë të bukur.
“Mirupafshim, faleminderit shumë” ishin fjalët e fundit të Ritës teksa emri i saj thirrej vazhdimisht nga të pranishmit. Kanë qenë plot 60 minuta që këngëtarja e famshme ka kënduar para publikut shqiptar, e në fund një fotografi me grupin që e shoqëronte dhe u largua nga skena teksa fishekzjarrët ndriçuan qiellin e kryeqytetit.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
