Ajo është një këngëtare e famshme, ikonë e modës dhe prezantuese televizive, e cila së fundmi ka publikuar këngën “For you” në bashkëpunim me Liam Payne.

Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila në muajin dhjetor bëri zyrtare lidhjen e saj me kitaristin Andrew Watt, dhe sot pas disa muajsh ata janë më të dashuruar se kurrë.

Këngëtarja e famshme është fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante me kitaristin, pasi kishin marrë pjesë në një koncert në Los Angeles.


Rita gjatë një interviste është shprehur se me Andrew Watt është në lidhje prej më shumë se 1 viti.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
