14 Shtator, 2017

Rita Ora shkëlqen në Berlin, pjesë e ‘The voice Kids Germany’


Shpesh di të jetë e çuditshme me kombinimin e veshjeve, por kur është elegante është elegante dhe stili i saj bën zë dhe figurë.

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka shkëlqyer rrugëve të Berlinit gjatë ditës së sotme.

 

E kapur nga syri dinak i paparacive, këngëtarja e cila po dilte nga vetura, shkëlqente në veshjen e saj ngjyrë lejla të mbyllët në një material që shkëlqente nga sedefet.

Është raportuar nga mediat angleze, se ajo do ketë një paraqitje në cilësinë e mysafires në njërin nga spektaklet më të njohura në Gjermani dhe është për “The Voice Kids Germany”, një spektakël formati i të cilit zhvillohet në shumë vende të botës e së fundmi edhe në Shqipëri.

Rita ka shkëlqyer në këtë fustan, duke shfaqur pak edhe nga këmbët e saja të bukura përderisa ishte e shoqëruar nga një ekip e tërë njerëzish, raporton Daily Mail.

© Panoramaplus.al