28 Dhjetor, 2020

Rita Ora rrëfen frikën e saj më të madhe që e bën të shkojë në terapi për të mos pësuar atak paniku


Rita Ora ka zbuluar frikën e madhe që ndjen qëkur nëna e saj u diagnostikua me kancer gjiri.

rita ora (3)

Në vitin 2005, Vera Ora, u diagnostikua me këtë kancer, kur ishte vetëm 39 vjeç dhe lufta me të nuk ka qenë e lehtë, duke ndikuar shumë edhe tek Rita.

rita ora (5)

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar për “The Sun” se jeton me frikë se mund të ketë të njëjtin fat si nëna e saj, edhe pse testi i gjenit ka treguar të kundërtën.

rita ora (2)

Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe sërish shkoi e u kontrollua. Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit, dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin.

rita ora (10)

Por gjithsesi unë sërish kontrollohem rregullisht. Gjenetikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime, por ajo sërish u diagnostikua me të.

Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”, tregoi Rita.

rita ora (9)

Vera u diagnostikua me një formë agresive të sëmundjes. Rita ka pranuar se gjatë të 20-tave të saj ka qenë shumë e shqetësuar se mund të diagnostikohej edhe ajo me kancer gjiri.

rita ora (8)

Këngëtarja ka treguar se punon shumë me mendjen duke mësuar gjithçka për këtë gjë dhe se ushtrohet e shkon në terapi për të mos pasur atak paniku.

rita ora (1)

Secili nga ne ka mënyrën e tij se si i përballon mendimet dhe unë besoj shumë në terapi, që më ka ndihmuar shumë. Gjithashtu, bëj stërvitje dhe meditoj që të jem në gjendje ta mbaj panikun nën kontroll”,- rrëfeu Rita.

rita ora (4)

© Panoramaplus.al