23 Prill, 2022

Rita Ora provokuese nga Hawaii, këngëtarja shqiptare i lë pak vend imagjinatës


Rita Ora ka shfaqur linjat e saj teksa ka pozuar me një bikini minimalist. Duke xhiruar në Hawaii, këngëtarja shqiptare është fotografuar të premten teksa ka ekspozuar dekoltenë e saj dhe këmbët e tonifikuara në një mjedis piktoresk.

Rita mbante veshur bikinit me ngjyrë të errët, teksa pozat provokuese nuk kanë ndaluar përgjatë gjithë javës. Të mërkurën ajo publikoi edhe fotot gazmore teksa u rrëzua gjatë arratisjes së saj tropikale.

Ndërsa këngëtarja e muzikës pop ka qenë me pushime në Hawaii, ajo ka mahnitur 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram me një sërë selfie rrezatuese në mjedisin luksoz. Flokët e saj biondë dhe me gërsheta ishin në pah të disa fotove, ndërsa Rita dukej në çdo centimetër si bukuroshja elegante e plazhit.

Në fillim të kësaj jave, trajnerja e The Voice Australia i la pak imagjinatës teksa pozoi me bikini minimalist. Ylli shqiptar nuk i kurseu edhe fotot ku nxirrte në pah të pasmet e saj.

 

 

© Panoramaplus.al