21 Tetor, 2020

Rita Ora përkujton gjyshin në përvjetorin e vdekjes, i dedikon fjalët në gjuhën shqipe


Rita Ora ka përkujtuar gjyshin e saj në përvjetorin e vdekjes, datë që përkon me lindjen e motrës së madhe të këngëtares, Elena Orës.

Këngëtarja me famë botërore publikoi një foto të gjyshit të saj dhe u shpreh se i mungon shumë.

“Sot është edhe përvjetori i vdekjes së gjyshit tim, na mungon shumë çdo ditë,”- shkroi Rita Ora.

Ndërsa i dedikoi edhe disa fjalë në gjuhën shqipe.

“Gjyshi të dua shumë,”- u shpreh 29-vjeçarja.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al