Këngëtarja e famshme Rita Ora nuk ka pasur asnjëherë komplekse që të tregojë fizikun e saj.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe teksa ka parakaluar në tapetin e kuq të “Video Music Awards” në Nju Jork, ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj transparente.

Ylli i popit nuk la vend për imagjinatën ndërsa u shfaq në event me fustan transparent dhe pa reçipeta.
Madje ajo së bashku me këngëtaren tjetër shqiptare, Bebe Rexha, morën vëmendjen teksa i dhanë një puthje në buzë njëra-tjetrës.

Ndërkohë kujtojmë se 27-vjeçarja ishte nominuar në dy kategori dhe arriti të rrëmbejë vetëm 1 çmim.

Rita Ora fitoi “Best Dance Video” me këngën “Lonely Together” në bashkëpunim me DJ e ndjerë Avicii.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
