Teksa sezonit veror i erdhi fundi, këngëtarja e famshme Rita Ora ka vendosur që të presë stinën e vjeshtës me një ngjyrë të re për flokët.

27-vjeçarja shqiptare ka publikuar disa foto në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon se i është rikthyer dashurisë së vjetër, flokëve bionde platin.

Por kujtojmë se gatë tre muajve të verës, Ora ka eksperimentuar shumë me ngjyrën e flokëve.

Kujtojmë se e pamë me flokë të kuqe në koncertin që mbajti në Shqipëri, e më pas me flokë bionde të errët.

Ndërsa në fundjavë, Rita eksperimentoi me flokë të kapura në gërsheta lejla.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
