Mbrëmjen e djeshme në Sheshin “Skënderbej” është mbajtur një koncert i madh ku këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora performoi këngët e saj më të njohura.

Ajo e ndezi skenën me performancën, por ajo që ra më së shumti në sy ishte pikërisht kur kërceu vallen e Tropojës, si dhe kur këndoi këngë më të fundit “Girls” mesazhi i të cilës tregon se vajzat duhet të jenë të forta e të pathyeshme nga askush e asgjë.

Në momentin që Rita filloi të këndonte këngën “Girls” në skenë u ngjitën edhe vajza të njohura shqiptare si moderatorja Anjeza Maja, vajza e Ardit Gjebreas, Anna si dhe aktorja Enxhi Cuku.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
