10 Tetor, 2017

Rita Ora me doreza boksi. Për çfarë po përgatitet këngëtarja?!


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora kujdeset gjithnjë për shëndetin e saj dhe fizikun nëpërmjet stërvitjeve.

Këtë gjë ajo ka zgjedhur të na e bëjë të ditur nëpërmjet postimeve të saj të radhës teksa na ka treguar se frekuenton palestrën.

Ajo është fotografuar në Nju Jork me një palë doreza boksi, duke ushtruar sportin e boksit. Ky lloj sporti konsiderohet tepër burrëror, por ndikon në të gjitha muskujt e trupit prandaj preferohet shpesh dhe nga gjinia femërore.

Nga dje me shfaqjet sensuale në rrugët e Nju Jorkut  si një ‘kësulkuqe’ dhe sot me dorezat e boksit, jeta e Ritës është plot dinamika nga dita në ditë.

© Panoramaplus.al