Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka qënë e ftuar sëfundmi në emisionin “Iheart Radio” ku ka shprehur hapur dashurinë që ajo ka për njerëzit e kombit shqiptar, në NewYork dhe artistët shqiptar që po korrin sukses në mbarë botën.
E pyetur për shqiptarët dhe komunitetin e tyre në New York, Rita tha:
“O Zot, kjo është një ndër arsyet përse e dua shumë New Yorkun. Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët e mi në New York”.
Gjatë intervistës, këngëtarja u pyet edhe për artistet shqiptare si Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max, artiste mjaft të njohura që numërojnë dhjetëra hite dhe mijëra klikime në mbarë botën.
“Jemi shumë nga ne tani. Bebe Rexha, ne e duam atë, natyrisht një tjetër artiste e madhe – Dua Lipa. Kë tjetër kemi? Ava Max, gjithashtu”, u përgjigj Rita me entuziazëm dhe shumë krenare per koleget e saj.
Këngëtarja theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të njëra-tjetrës në një industri konkurruese dhe vlerësoi talentet dhe arritjet e kolegëve të saj shqiptare.
Kujtojmë që Rita Ora e viziton shpesh vendin e saj Shqipërinë, dhe e shpreh kudo si origjnën e saj.
© Panoramaplus.al

