9 Shkurt, 2021

Rita Ora i bën zemrat “mal” shqiptarëve, shfaqet në albumin e ri me veshje popullore


Vetëm pak ditë na ndajnë nga albumi i ri i këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Dhe 30-vjeçaja publikoi një video për të promovuar “Bang”, ku shfaqet me veshje tradicionale shqiptare, të punuar nga stilisti i famshëm, Valdrin Sahiti.

Veshja e Rita Orës, ku promovon traditat e atdheut të saj, u ka bërë zemrat mal gjithë shqiptarëve.

“Mbretëresha shqiptare”- komenton një prej fansave shqiptarë të këngëtares.

Ndërsa një tjetër shkruan: “A janë këto veshje tradicionale shqiptare, sepse i adhuroj!”.

Rita Ora ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj në intervistat që jep, si edhe postimet në rrjetet sociale.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

© Panoramaplus.al