9 Korrik, 2018

Rita Ora feston në Kroaci me flamurin e Kosovës (VIDEO)


Këngëtarja e famshme shqiptare Rita Ora nuk nguron aspak që në çdo moment të tregojë publikisht origjinën e saj.

Këtë gjë e ka bërë edhe dy ditë më parë. Këngëtarja 27-vjeçare ka mbajtur një koncert në Kroaci ku u mirëprit nga mijëra fansa. Midis fansave të shumtë të pranishëm në këtë koncert kishte edhe shumë shqiptarë.

Teksa ishte duke performuar në skenë mbi supe kishte hedhur flamurin e Kroacisë, në një moment Rita mori nga një fans edhe flamurin e Kosovës, të cilin e mbajti në krahë gjatë gjithë performancës.

E ky moment është xhiruar nga fansat e saj dhe tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al