9 Maj, 2018

Rita Ora e emocionuar për rikthimin në Shqipëri: Mezi pres të festoj me të gjithë ju


Pasi ngriti në këmbë tërë Kosovën me koncertin dhe performancën e saj me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, Rita Ora pritet të zbresë edhe në Tiranë, me një super koncert. Kjo që u bë e ditur nga vetë Bashkia e Tiranës pak ditë më parë dhe koncerti i madh do të mbahet në sheshin “Skënderbej” më 3 qershor.

Kur na ndajnë edhe pak javë nga zhvillimi i koncertit, këngëtarja me origjinë shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht, ka bërë një postim në rrjetin e saj “Facebook”, duke njoftuar të gjithë fansat se së shpejti do të jetë në kryeqytetin shqiptarë.

Nëpërmjet postimit, Rita duket mjaft entuziaste që do të rikthehet në Shqipëri pas 6-vitesh. Kujtojmë se hera e fundit që ajo ka performuar në Tiranë ka qenë në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në postimin e saj në “Facebook” shkruan: “Shumë e lumtur që do të jem në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, i cili është gjithnjë në ndryshim, për një shfaqje të madhe më 3 qershor në sheshin e mrekullueshëm “Skënderbej”. Mezi pres të festoj me të gjithë ju,-Tirana Rocks!”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al